Vrima e ozonit mbi Antarktik këtë vit mund të jetë një nga më të voglat që është parë në tri dekada, thonë shkencëtarët.
Vëzhgimet e boshatisjes së gazit në atmosferë tregojnë se vrima nuk është hapur në vitin 2019 në mënyrën siç bën zakonisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShërbimi i Monitorimit të Atmosferës së Kopernikut tha se vrima aktualisht përfshin më pak se gjysmën e zonës që zakonisht shihet në mes të shtatorit.
Vrima është gjithashtu larg polit, shtoi agjencia e Bashkimit Evropian.
Ozoni është një molekulë e përbërë nga tre atome të oksigjenit.
Ai është përgjegjës për filtrimin e rrezatimit të dëmshëm ultraviolet nga Dielli.
Vincent-Henri Peuch, i cili udhëheq agjencinë e BE-së, tha se madhësia e vrimës, e parë këtë vit, është inkurajuese, por theksoi se është e rëndësishme që të vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare për rimëkëmbjen e shtresës së ozonit.
Protokolli i Montrealit, i nënshkruar nga qeveritë e vedeve të ndryshme në vitin 1987, parasheh përmirësimin e situatës duke ndaluar prodhimin dhe përdorimin e kimikateve më të dëmshme.