Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Vera më e nxehtë që prej 1800-ës, preken edhe vendet e Ballkanit

Kompania e njohur amerikane për parashikimin meteorologjik AccuWeather parashikon se për zonat në Evropën Jugore dhe Lindore kjo do të jetë një verë e gjatë dhe ee ngrohtë me temperatura të larta të rrezikshme dhe thatësirë.

Sipas parashikimeve të AccuWeather në këtë zonë pritet një periudhë e gjatë me temperatura mbi mesataren e zakonshme, veçanërisht në Itali dhe në Gadishullin Ballkanik. Veçanërisht temperatura të larta do të jenë të pranishme gjatë korrikut dhe gushtit. Meterologu Aen Repert, duke folur për zonën e Ballkanit, deklaroi se rrezik më i madh nga temperaturat e larta i kanoset Maqedonisë, Hungarisë dhe Rumanisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kolegu i tij Tajler Rojs nuk e përjashton mundësinë edhe të paraqitjes së nivelit të rritur të smogut dhe cilësisë së keqe të ajrit. Si pasojë e temperaturave të larta do të paraqitet thatësirë, që negativisht do të pasqyrohet tek të mbjellat, – shkruan Living. Thuhet gjithashtu se prej vitit 1800, këto temperatura nuk janë parë, gjatë verës.