Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Vepra e artit qëndron e varur gabim qe 75 vjet

Një vepër arti abstrakte e piktorit holandez Piet Mondrian është varur me përmbys në galeri të ndryshme për 75 vjet, ka thënë një historian arti, shkroi BBC të shtunën.

Pavarësisht zbulimit të fundit, vepra, e titulluar “New York City I”, do të vazhdojë të shfaqet në mënyrë të gabuar për të shmangur dëmtimin e saj.

Vepra e vitit 1941 u shfaq për herë të parë në MoMA të New Yorkut në vitin 1945.

Ajo është varur në koleksionin e artit në Düsseldorf që nga viti 1980.

Kuratorja Susanne Meyer-Büser vuri re gabimin e kahershëm, por paralajmëroi se mund të shpërbëhej nëse varej nga ana e drejtë.

Edhe Mozarti në 300 statuja të arta për një takim me “njeriun e zakonshëm” Kulturë 1 d. më parë Mozarti në 300 statuja të arta për një takim me “njeriun e zakonshëm”

“New York City I” është një version me shirit ngjitës i pikturës së njëjtë të artistit i New Yorkut.

Galeria në Düsseldorf e përshkruan veprën si “një ritëm i gjallë, dinamik i vijave të kuqe, blu dhe të verdha, që zuri vendin e gjuhës piktoreske të reduktuar rrënjësisht me strukturën gjeometrike dhe reduktimin në ngjyrat kryesore, si dhe ngjyrat bardh e zi”.