Beteja shumëvjeçare për ndërtesën, ku ka lindur Hitleri, më në fund ka mbaruar, njoftoi të hënën (05.08) Ministria e Brendshme e Austrisë. Gjykata e Lartë austriake ka vendosur në anë të shtetit duke lënë shumën fillestare të ofruar prej saj për kompensimin e ish-pronarëve të ndërtesës.
Hitleri ka lindur në qytetin Braunau am Inn pranë kufirit me Gjermaninë në vitin 1889. Pasi nazistët erdhën në pushtet, shtëpia u ble nga partia dhe u përdor si një lloj qendre kulti fashiste. Pas luftës ajo iu kthye pronarëve fillestarë dhe u bë njëherë bibliotekë, më pas shkollë teknike dhe më pas qendër kujdesi për njerëzit me aftësi të kufizuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërtesa kishte mbetur e zbrazët prej pesë vitesh, qëkur Parlamenti austriak votoi marrjen e pronës me qëllim që të parandalohej kthimi i saj në një vend pelegrinazhi për neonazistët. Pronares Gerlinde Pommer iu ndanë si kompensim 810.000 Euro, raporton DW.
Megjithatë një gjykatë në qytetin e Riedit vendosi që Pommer duhej dëmshpërblyer më shumë, duke e vlerësuar kompensimin për të me 1,5 milionë Euro. Ky vendim u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë rajonale në Linz dhe të hënën Gjykata e Lartë e vendit në Vjenë e gjeti të drejtë vendimin e gjykatësve të Linzit.
Qeveria austriake po konsideron ndërkohë plane që ose ta shembi ndërtesën, ose ta ndryshojë atë tërësisht që të mos ketë asgjë të përbashkët me pamjen e saj të dikurshme. Një konkurs arkitekturor do të organizohet për të përcaktuar të ardhmen e saktë të ndërtesës.
Ministri Brendshëm austriak, Wolfgang Peschorn tha se kjo “do të parandalojë çdo lloj aktiviteti rinovimi të Partisë Nacional-Socialiste”.