Biznesmeni i cili muajin e kaluar ka udhëtuar në hapësirë bashkë me aktorin William Shatner, përmes raketës së Jeff Bezos “Blue Origin”, ka vdekur në një aksident ajror, të enjten, ka bërë të ditur policia.
Glen de Vries, 49 vjeç, themelues i Medidata Solutions, ishte duke marrë mësime fluturimi me Thomas Fischer, 54 vjeç, kur aeroplani me të cilin po udhëtonin është përplasur në New Jersey.
Të dy burrat që ishin në aeroplan kanë mbetur të vdekur, ka njoftuar Policia në shtetin e Neëw Jerseyt.
Vdekja e De Vries vjen një muaj pasi ai pagoi për të hipur në raketën “Blue Origin” të Jeff Bezos me Shatnerin, sipërmarrësin australian Chris Boshuizen dhe udhëheqësin e “Blue Origin”, Audrey Powers.
De Vries e pati quajtur eksperiencën “një ëndërr që iu bë realitet”.
-
Tom Hanks e refuzoi ofertën e Jeff Bezos për të udhëtuar në hapësirë
-
Jeff Bezos dhe tre shoqërues udhëtojnë në hapësirë
-
Tetë të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak amerikan
-
Personi hyn në pistën e aeroportit në Denver, goditet për vdekje nga aeroplani
-
Në një aksident me paraglajding vdiq sportisti i njohur i sporteve ekstreme