Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Vallëzimi i djajve në Ekuador këtë vit më ndryshe për shkak të COVID-19

Flisni me djallin dhe ai do të shfaqet, vazhdon thënia në festival. Në Ekuador, kjo thënie vlen edhe gjatë pandemisë.

Festivali i fshatit Andean, i njohur si “Diablada” ose vallëzimi i djajve, është mbajtur më i heshtur të mërkurën për shkak të gjendjes shëndetësore. Por, një grup i vogël njerëzish në kostume djajsh dhe të tjera kostume vallëzuan pa pjesëmarrës, duke respektuar rregullat se nuk mund të mblidhen më shumë se 30 persona, derisa Ekuadori përballet me COVID-19.

Njerëzit me kostume mohuan ecjen nëpër rrugë dhe ngërdheshjen në turma të mëdha siç kishin bërë më parë, megjithëse vallëzimi i tyre u përcoll në rrjetet sociale.

Mijëra turistë kanë udhëtuar gjatë festivaleve vitet e kaluara, gjë që Ministria e Kulturës e Ekuadorit e konsideron atë si pjesë të trashëgimisë kulturore.

Vitet e kaluara, të paktën 1 mijë valltarë, muzikantë dhe performues të tjerë që bërtisnin, kishin brirë djalli e lëshonin tinguj “achachay”, thonin se ky ishte zëri që lëshon një demon kur ndjen të ftohtë pas daljes nga ferri.

Diablada është ndaluar të mërkurën, ashtu si të gjitha tubimet e vallëzimet.

Edhe Vriten 12 persona në Ekuador në një arenë ku po organizoheshin përleshje të gjelave Botë Vriten 12 persona në Ekuador në një arenë ku po organizoheshin përleshje të gjelave

Nuk ka një regjistrim të saktë për origjinën e Diabladës, sipas ministrisë, shkruan AP.

{gallery}