Vaji i ullirit është i preferuari për çdo kuzhinë, pasi përmban vlera të shumta ushqyese.
Madje, ai konsumohet edhe si i vetëm, në formë ilaçi.
E trungu prej nga del fruta bazë, ulliri, është shumë karakteristik.
Një bimë e egër, që reziston me muaj pa ujë, e që ka jetëgjatësi me shekuj.
Thuhet se vetëm dora e njeriut, gomari, dhia dhe lopa janë ata që mund ta shkatërrojnë një dru të ullirit, përndryshe ai jeton gjatë, bën të ditur emisioni “SOT” i KTV-së.
Jorgji Skura, tregon më shumë për historinë e trungut të ullirit në jug të Shqipërisë, pjesë kjo më e dendura me ullinj në këtë vend.
E, nga koha e vjetër kur gjithçka përgatitej në formë mekanike, vaji i ullirit tani përgatitet më lehtë, falë teknologjisë ndërsa roli i njeriut tani është minimizuar, me ç’rast edhe cilësia është rritur.
Pema e ullirit, pos frutave kaq të dobishme për njeriun, njihet ndryshe edhe si Pema e Paqes apo Dru i Paqes, për t’i dhënë kështu edhe një dimension tjetër të veçantë, krahas bimëve tjera.
Reportazhin e plotë ndiqni në linkun e bashkangjitur: