Trupat e Gardës Kombëtare të Meksikës arritën të sekuestrojnë një “tank” primitiv të ndërtuar nga një kartel droge.
Sekuestrimi u bë ndërsa ushtarët ishin duke kryer një operacion rutinë në Apatzingan, në qytezë në Michoacan.
Automjetit i ishin vendosur fletë të shumta çeliku, të cilat e mbronin atë nga sulmet nga të gjitha drejtimet.
Sipas mediave lokale, automjeti i blinduar ishte braktisur nga karteli i drogës “Los Viagras”, i cili mendohet të jetë formuar në vitin 2014. Në atë kohë, shefi i policisë së Michoacan kërkoi ndihmë nga ky kartel për eliminimin e liderit të kartelit “Los Caballeros Templarios”.
Sipas “Daily Mail”, ky kartel droge është sot në luftë me kartelin “Jalisco New Generation”.
{gallery}
-
Frikë nga një valë e re e dhunës në Meksikë pas vrasjes së “El Menchos”
-
Çka ndodh nëse Ushtria amerikane ndjek kartelet brenda territorit të Meksikës?
-
Banda e armatosur e vrasësve në Meksikë demonstron forcë e tmerr
-
Luftë në Meksikë mes policisë dhe kartelit të drogës, lirohet djali i “El Chapo”
-
Qyteti meksikan i kthyer në zonë lufte nga përplasja mes fraksioneve brenda kartelit të drogës