Ushtarët ukrainas kanë festuar si futbollisti Cristiano Ronaldo teksa përdorin obusin vetëlëvizës Caesar.
Me festimin e njohur të CR7, “Siiii”, ushtarët ukrainas festuan teksa Caesari gjuante breshëri.
Obusët Caesar janë prodhuar nga Franca. Përveç Francës që dërgoi këto lloj obusë në Ukrainë, edhe Danimarka ka çuar 19 të tillë.
Obusi Caesar mund të vendoset në një kamion, të gjuajnë një breshëri shumë të saktë në rreze deri në 40 kilometra dhe të ndërrojnë pozicionin përpara se armiku të mund t'i lokalizojë dhe të qëllojë përsëri.
Ukraina tash e disa javë ka nisur kundërofensivën për të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia. Deri tash, ka rimarrë tetë fshatra.
Edhe
Pse i hoqi Ronaldo pas pjesës së parë këpucët e veçanta?
VIDEO:
Ukrainian forces celebrating like Cristiano Ronaldo as they operate CAESAR self-propelled howitzer.pic.twitter.com/EWPUbuCeni
— The Spectator Index (@spectatorindex) June 21, 2023