Një gjykatës në Madrid urdhëroi zhvarrosjen e eshtrave të piktori surealist, Salvador Dali, në mënyrë që të merren kampionë ADN-je, pas pretendimeve të një gruaje nga veriu i Spanjës së është vajza e tij.
Gjykata tha se, pretendimi për atësinë është bërë nga Maria Pilar Abel, nga qyteti verilindor i Gironës. Gjykata tha se kampionët e ADN-së janë e vetmja mënyrë për të bërë një krahasim gjenetik me Dali, në mungesë të mbetjeve të tjera biologjike apo personale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAbel, e lindur në vitin 1956, pretendon se nëna e saj pati një lidhje intime me piktorin në vitet ’50, ndërsa punonte për familjen e tij.
Gazeta spanjolle “El Pais” shkruan se Abel lufton që prej vitit 2007, që Dali të njihet si babai i saj. Në një intervistë të vitit 2015, ajo deklaroi se kishte bërë 3 teste ADN-je, por nuk kishte marrë kurrë rezultatet.
Sipas gjykatës, pa një kampion tjetër për t’u krahasuar, kjo është e zorshme, prandaj u urdhërua zhvarrimi i eshtrave të Dali, që ndërroi jetë në vitin 1989.