Një urë e madhe hekurudhore e varur në ajër për të lidhur Kunming, kryeqytetin e provincës së Yunnan (Kinë), me Yangon, kryeqytet i Myanmar.
Projekti, që ka filluar në maj 2008, parashikon ndërtimin e kësaj traseje hekurudhore e gjatë 528,1 metra, që do t’i japë mundësi trenave të kalojnë mbi lumin Lancang, në lartësinë 271 metra.
Siç dëshmojnë pamjet e regjistruara me dron, më shumë se 30 punëtorë po punojnë në këtë kantier në lartësi të madhe, duke u marrë me të gjitha detajet.
Sipas mediave lokale ky projekt parashikohet të hyjë në funksion brenda 2019 dhe do të shërbejë për të reduktuar kohën e udhëtimit (nga 6 orë në rrugë me 2 orë me tren) mes dy lokaliteteve kryesore turistike.
Artikuj të ngjashëm
-
India ndërton hekurudhën më të lartë në botë
-
Kina befason botën, treni me shpejtësi 600 km/h realizon udhëtimin e parë
-
Gjatësia e hekurudhës me shpejtësi të lartë në Kinë brenda vitit do arrijë 35 000 km
-
Kina inauguroi urën më të gjatë nëpër det
-
Ura më e gjatë në botë që lidh Hong Kongkun, Makaon e Zhuhain