Një turisteje amerikane i është ndaluar përjetësisht që të kalojë nëpër “shkallët ikonike spanjolle” të qytetit të Romës, pasi ajo dhe një shok i saj u kanë shkaktuar atyre dëm në vlerë prej 26.000 dollarësh.
Dëmi është shkaktuar pasi ata kanë lëshuar nëpër shkallë një skuter elektrik, raportoi “The Independent” të enjten.
Gruaja 28-vjeçare është xhiruar nga një kalimtar i rastit, teksa po e lëshonte nëpër shkallë skuterin e saj.
Pak para se të ndodhte incidenti, ajo dhe një burrë tjetër po përpiqeshin të kalonin nëpër shkallët bashkë me skuterët e tyre, por gruaja me sa duket u lodh duke u përpjekur të tërhiqte skuterin dhe vendosi ta hidhte poshtë duke e shtyrë atë.
Artikuj të ngjashëm
-
Burri hodhi gurin në parkun e famshëm spanjoll, mund të dënohet me 200.000 euro gjobë
-
Gjobë deri në 1 mijë euro për turistët në Tivat nëse nuk respektoni këto rregullta
-
Gjykata italiane liron ngacmuesin seksual sepse akti zgjati më pak se 10 sekonda
-
Italia kërkon turistin që gdhendi emrin në Koloseum
-
Turisti gjobitet me 450 euro se hëngri akullore në shkallët e shatërvanit në Romë