Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Tatuazhet nga “dielli”

Çmenduria e re e verës janë tatuazhet, por jo ato të zakonta. Mania që po përfshin sidomos të rinjtë i ka bërë dermatologët të vënë duart në kokë.

Rrjetet sociale po mbushen me foto tatuazhesh “të djegura nga dielli”; fansat e tyre krijojnë figura në trup përmes kremit mbrojtës apo ngjitëseve dhe qëndrojnë në diell, derisa skuqen aq shumë, sa të dallohet kontrasti me pjesën që ka mbetur e bardhë.

Ideja në fakt nuk është e re, por është rikthyer në një lloj gare të konsideruar nga specialistët si e rrezikshme për lëkurën.

{gallery}

Yje, lule, medaljet në qafë apo simboli i Batmanit, janë tatuazhet më të përhapura “të diellit”, dhe trendi vazhdon të përhapet megjithatë ekspertët këshillojnë me forcë që të mos provohet.

Edhe A janë syzet e diellit të dëmshme për sytë? Lifestyle 14 o. më parë A janë syzet e diellit të dëmshme për sytë?

Sipas tyre, qëndrimi në diell në këtë mënyrë dhe pa mbrojtjen e duhur e dyfishon rrezikun e kancerit të lëkurës.

Tatuazhet polemizuese bëhen përgjithësisht nga të rinjtë dhe lëkura e tyre është veçanërisht e ndjeshme ndaj rrezeve ultraviolet, tha për “Daily Mail” mjekja dermatologe, Whitney Bowe, ndërsa këshilloi që të gjithë, por sidomos fëmijët e adoleshentet, ta shmangin sa më shumë këtë trend të çuditshëm./tch