“Një 28 vjeçar po “garon” për të marrë titullin e kriminelit më budalla në botë, pasi furgoni të cilin ai drejtonte, u përplas me makinat e policisë”, thuhet në artikullin e Daily Mail.
Gjatë kontrollit, policia i gjeti të ngarkuar më shumë se 200 milionë dollarë metilamfetaminë, në pjesën e prapme të furgonit.
Toyota HiAce goditi makinat që ishin parkuar jashtë stacionit të policisë në rrugën Ethel në periferi të Eastwood-së rreth orës 10.30 të së hënës. Një nga automjetet policore u dëmtua shumë, por askush nuk u plagos.
Furgoni u ndalua një orë më vonë dhe gjatë kontrollit, policia i gjeti disa kuti të mbushura me çanta të metilamfetaminës, me një peshë totale prej 273 kg./tch
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Droga me vlerë mbi 106 milionë dollarë u gjet në një Bentley të vitit 1960 në Australi
-
Droga në vlerë rreth 3 milionë dollarë kapet e paketuar si qepë në SHBA
-
Policia amerikane sekuestron 1.7 ton metamfetaminë
-
Murgjit budistë kapen me 110 kilogramë kanabis në aeroport
-
Autoritetet amerikane kapin drogë në vlerë 5 mln euro të mbështjellë në pako në formë shalqiri