Dielli po plaket dhe si shumica e njerëzve në vitet e mesme, ai fillon të dobësohet, andaj nuk tërheq Tokën si më parë.
Ndërsa masa e Diellit zvogëlohet për shkak të mospranimit të shtresave të jashtme, me të bie edhe tërheqja gravitacionale e planetit.
Në një tekst të ri të publikuar në revistën Nature Communications, shkencëtarët kanë llogaritur shpejtësinë në të cilën Toka po largohet nga Dielli dhe, fatmirësisht, është mjaft e vogël. Udhëheqësi i studimit, Antonio Genova, tha se orbita e Tokës largohet 1.5 centimetra çdo vit. Planeti ynë ndodhet 150 milionë kilometra larg Diellit. Genova thotë se Dielli po humb masën duke hedhur grimcat në formën e erërave solare dhe si rezultat i kësaj lëviz orbita e planetit, transmeton KosovaPress.
Ndërsa Dielli "vdes" - duke parashikuar se për pesë miliardë vjet do të bëhet një gjigant i kuq që "thithë" planetet, duke lënë planetin tonë të digjet - Toka do të jetë 241 milionë kilometra larg nga Dielli.
"Sa më larg të jetë planeti nga Dielli, do të largohet më shpejt. Saturni, që është dhjetë herë më larg nga Dielli sesa Toka, largohet 14 centimetra në vit," shton Genova. Genova dhe ekipi i tij kanë shfrytëzuar të dhënat e sondës së NASA-s, duke matur ndikimin e Diellit mbi Merkurin.