Cara është një tigreshë 6-vjeçare në një park në Gjermani dhe pa frikë mund të konsiderohet si kafsha më “cool” në atë vend.
Macja e madhe iu nënshtrua një operacioni 80 minutësh dhe tashmë ka në gojë një dhëmb shqyes prej floriri që shkëlqen dhe vihet në pah nga shumë metra larg, përcjell televizioni publik.
Në fakt Cara u detyrua të ndryshonte dhëmbin e saj pasi mjekët kishin vënë re në atë të mëparshmin disa vrima që rrezikonin ta thyenin nga momenti në moment. Dhe që të mos vuante gjatë ngrënies së ushqimit ajo iu nënshtrua këtij operacioni kaq të mundimshëm nga i cili doli me një dhëmb shkëlqyes prej ari.
Biologia Eva Lindenschmidt tha: “Ne jemi vërtet të kënaqur që Cara mund të kafshojë siç duhet tani dhe është vënë re duke buzëqeshur dhe duke treguar dhëmbin e saj të ri të artë”.
{gallery}
-
Zbulohet një specie e re majmuni
-
Dhia Messi - në Kansas City punon për bimësinë e padëshiruar
-
Si të kuptoni nëse kafsha juaj shtëpiake ka alergji
-
Operimi me sukses i foshnjës së porsalindur me defekt të rrallë dhe të rëndë kongjenital të zemrës
-
U paraqit edhe në fanella, cila është historia e Bayernit me zogun kakadu?