Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Tetori 2020, i treti më i nxehtë në histori

Gjashtë muajt më të nxehtë të tetorit kanë ndodhur në gjashtë vitet e fundit, njoftoi sot Copernicus, Programi i BE-së për Vëzhgimin e Tokës.

Globalisht, tetori 2020 konsiderohet si muaji i tretë më i ngrohtë ndër tetorët e regjistruar.

Në tetor 2020, akulli i Polit të Veriut regjistroi shtrirjen e tij më të vogël në tetor, që kur filluan vëzhgimet satelitore , në vitin 1979.

“Tetori 2020 është, gjithashtu, muaji i katërt radhazi pa ose pothuajse me akull përgjatë rrugës së Detit të Veriut”, bëri të ditur Copernicus.

Antarktida regjistroi një shtrirje mbi mesataren e mbushjes me akull për muajin e dytë, pas 48 muajsh radhazi, gjatë së cilës shtrirja e akullit ishte nën mesataren.

Edhe Muaji i kaluar ishte shtatori më i ngrohtë në histori Kuriozitet Muaji i kaluar ishte shtatori më i ngrohtë në histori

Temperaturat ishin shumë mbi mesataren bazë 1981-2010 në pjesën më të madhe të Arktikut dhe mbi pllajën tibetiane.

Nga ana tjetër, temperatura më të ulëta se mesatarja janë regjistruar në Oqeanin Paqësor Lindor, në pjesën më të madhe të zonës së pasme të Amerikës së Veriut dhe rreth zonës më veriore të pllajës tibetiane/ANSA.