Chicago, 15 dhjetor – Për katër persona në qytetin amerikan Chicago është vendosur se pa faj kanë qëndruar në burg për 17 vite, ndërsa për këtë u është paguar dëmshpërblim prej 31 milionë dollarësh.
Këshilli i Qytetit të Chicago-s mori vendim se Michael Saunders, Vincent Thames, Harold Richardson dhe Terrill Swift t’u paguhen gjithsej 31 milionë dollarë, duke marrë parasysh faktin se pa faj janë dërguar në burg para 17 vitesh. Katër personat në fjalë në vitin 1994 u dënuan për veprën penale "përdhunim dhe vrasje".
Në Raportin e Agjencisë Hetimore Federale (FBI) thuhet se policët të cilët kanë zbatuar hetimin kanë detyruar katër të dyshuarit në deklaratë të rrejshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy vëllezër u mbajtën në burg gabimisht 30 vjet, morën 75 milionë dollarë kompensim
-
Dy vëllezërve që u mbajtën gabimisht në burg 24 vjet, nga dy milionë dollarë?
-
I pafajshëm 45 vjet në burg, dëmshpërblehet me 1.5 milion dollarë
-
Prokurorët kërkojnë që P.Diddy të dënohet me 11 vjet burgim
-
Shuma e “çmendur” që ofroi Diddy për t’u liruar me kusht