Kishte blerë veturën në vlerë një milion euro dhe doli ta provojë në një nga rrugët e Munihut.
Pronari i këtij McLaren Senna “fluturoi” me këtë super-veturë të cilën sapo e kishte blerë.
Fotografitë e veturës së shkatërruar dolën në Instagram. Detajet e aksidentit nuk dihen, por besohet se shoferi - i pamësuar me një veturë të tillë të fuqishme - ka humbur kontrollin dhe rrëshqiti jashtë rrugës, dhe u përplas me një mur aty pranë.
Vozitësi ka shpëtuar pa lëndime, por ka marrë kritika të ashpra në Instagram:
“Paratë nuk e blejnë talentin”... “Një tjetër idiot në një super-veturë që nuk u mësua fillimisht se si duhet vozitur?... McLaren Senna u prezantua në fund të vitit 2017, transmeton ksp.
Kjo veturë hiper-sportive, e quajtur sipas ngasësit legjendar të Formula 1 Ayrton Senna nga Brazili, ka 800 kuajfuqi.
Edhe
Shkatërrohet vetura që kushton një milion euro
Shpejtësinë nga 0 deri 100 kilometra në orë e arrin për 2.8 sekonda, ndërsa atë maksimale derin në 340 km/h.
McLaren ka prodhuar vetëm 500 kopje të tilla me një çmim fillestar prej një milion euro.