Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Spanja ther 100.000 kafshë, e transmentojnë koronavirusin te njerëzit

Pothuajse 100,000 mink (familje e llojit të Nuselalës) në një fermë në Spanjën veri-lindore do të asgjësohen pasi, siç transmeton Shqip, shumë prej tyre rezultuan të prekur me koronavirus, thonë autoritetet shëndetësore vendase.

Shpërthimi e sëmundjes në provincën e Aragonit u zbulua pasi gruaja e një punonjësi të fermës e mori virusin në maj. Burri i saj dhe gjashtë punëtorë të tjerë të fermës kanë rezultuar të gjithë pozitivë në testime. Kafshët e rritura në këtë fermë për gëzofin e tij të çmuar, u izoluan dhe monitoruan nga afër pas infektimit të punëtorëve.

Testet ndërkohë treguan se 87% e tyre, ndaj autoritetet shëndetësore urdhëruan që 92,700 minksat e mbajtur aty, të eleminoheshin. Zyrtarët thonë se kompanisë që drejton fermën do t`i jepet kompensim financiar. Së bashku me Madridin dhe Katalonjën, Aragoni është kthyer në një nga pikat e nxehta të koronavirusit në Spanjë, ku që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar më shume 250,000 infektime dhe 28,000 vdekje.{gallery}

Artikuj të ngjashëm