Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

SpaceX vitin e ardhshëm dërgon dy turistë në Hënë

SpaceX po planifikon të dërgojë dy qytetarë privatë në një fluturim rreth Hënës vitin e ardhshëm, që do të jetë udhëtimi i parë me njerëz në satelitin e Tokës në më shumë se katër dekada.

“Kjo do të jetë jashtëzakonisht emocionuese”, u tha gazetarëve themeluesi i SpaceX, Elon Musk.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai refuzoi të tregojë se kush janë turistët që do të fluturojnë dhe sa do të paguajnë ata për këtë udhëtim por theksoi se ata nuk do të jenë persona nga Hollywoodi, dhe se ata tashmë kanë bërë një depozitë të “konsiderueshme” për këtë udhëtim, shkruan rel.

Njeriu i fundit që vizitoi Hënën ishte pjesë e misionit të Apollo më 1972. SpaceX nuk ka për qëllim që të shkel në Hënën por do të orbitojë përreth saj.

Shtetet e Bashkuara, Japonia, Rusia dhe Kina, që të gjitha këto shtete kanë propozuar misione për dërgimin e njerëzve në Hënë në dekadat e ardhshme, përderisa NASA është duke planifikuar një fluturim me ekuipazh rreth Hënës, si një hap që eventualisht do të çojë drejt udhëtimit për në planetin Mars.