Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Sipas historianit amerikan, kryeministri britanik Boris Johnson heq rrënjë shqiptare

Shefi flokëverdhë i ekzekutivit britanik, ka origjinë shqiptare?

Kështu pretendon Ryan Gingeras, profesor në Naval Postgraduate School në Monterey California, ekspert i historisë së Turqisë, Ballkanit dhe Lindjes së Mesme, transmeton gazeta Dita.

Sipas tij, Johnson është stërnip i Ali Kemalit, të cilin Gingeras, në librin e vet “Sorrowful Shores: Violence, Ethnicity, and the End of the Ottoman Empire” e përshkruan si udhëheqësin me origjinë shqiptare të organizatës anti-nacionaliste ‘Ingiliz’.

Ryan Gingeras është profesor në Naval Postgraduate School në Monterey California, ekspert për historinë e Turqisë, Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme.

Ali njihet në historinë shiptare si personi që paralajmëroi Ismail Qemalin që të arratisej nga Turqia për shkak të rrezikut nga ekstremistët e Selanikut dhe arrestimit që po i përgatitej.

Edhe Sqarohet historiani amerikan për origjinën “shqiptare” të Johnsonit Botë Sqarohet historiani amerikan për origjinën “shqiptare” të Johnsonit

Ali Kemal, sipas të dhënave në “Wikipedia” emigroi në Angli më 1909, ku kishte krijuar edhe familje. Stërnipi i tij sot është Boris Johnson, politikani i zgjedhur këto ditë kryeministër i Britanisë së Madhe – thotë historiani anglez.

Sipas tij, Ali Kemal është edhe paraardhës i diplomatit turk, Selim Kuneralp, politikanëve anglezë, Stanley Johnson, Jo Johnson, gazetarit Rachel Johnson dhe sipërmarrësit, Leo Johnson.