Policia holandeze ka arrestuar në fillim të majit një burrë i cili quhej Boris Johnson, për shkak të vozitjes në gjendje të dehur.
Dokumenti që i dehuri paraqiti ishte dokument i rremë ukrainas dhe kishte një fotografi të ish-kryeministrit britanik, si dhe datëlindjen e tij të saktë më 19 qershor 1964.
Ai është i vlefshëm deri në dhjetor të vitit 3000.
Një zëdhënës i policisë tha se një veturë u përplas me një shtyllë pranë një ure në qytetin verior të Groningenit pak pas mesnatës të së dielës.
Oficerët e gjetën makinën të braktisur, por më vonë zbuluan shoferin që qëndronte në Urën Ema.
Edhe
Ylli anglez arrestohet për vozitje nën ndikim të drogës
“Personi nuk mundi ta identifikonte veten dhe refuzoi të bënte një test të alkoolit”, tha zëdhënësi i policisë Thijs Damstra për agjencinë e lajmeve AFP.
“Brenda, policia gjeti një patentë shoferi të rreme që i përkiste Boris Johnsoni.
“Me sa jam në dijeni, Boris Johnsoni i vërtetë nuk ishte në Holandë në atë kohë”.
Në Instagram, forcat e policisë shtuan: “Fatkeqësisht për personin, ne nuk ramë pas këtij falsifikimi”.
35-vjeçari që u arrestua thuhet se është nga qyteti i Zuidhorn, në perëndim të Groningen.
Edhe
Publikohen pamjet e arrestimit të Justin Timberlake për vozitje në gjendje të dehur
Ishte e paqartë nëse imituesi i Boris Johnsonit ka gjithashtu shtetësi ukrainase.
Një ish-korrespondent i Rusisë që punon për transmetuesin publik holandez NOS tha se licenca të tilla false mund të bliheshin në dyqanet turistike në Ukrainë.