Nëse gjithmonë keni dashur të mësoni të fishkëlleni por nuk ja keni dalë, atëherë ndiqni hapat e mëposhtëm për ta bërë.
Ueb faqja ‘brightside’ ka bërë një udhëzues me foto për të mësuar se si të fishkëllehet, të cilat i transmeton koha.net.
1- Së pari bëni gishtërinjtë si në foto

2 -Pastaj thithni paksa buzët tuaja rreth dhëmbëve, mund të duhet disa përpjekje për ta gjetur saktësisht se sa duhet ti shtrëngoni buzët

3 -Tani duhet të lëvizni gjuhën tuaj në pozicionin e duhur. Duke përdorur gishtat, shtypni me kujdes gjuhën duke e rrotulluar atë. Gishtat nuk duhet të jenë më shumë se rreth një e katërta brenda gojës.
Edhe
Çfarë e shkakton lemzën dhe kur duhet të konsultoheni me mjekun?

4 - Pastaj fryni nga jashtë, nëse ajri kalon vetëm nga lartë atëherë ju jeni duke e bërë mirë atë, ndërsa nëse ai kalon edhe nga buzët duhet ta zvogëloni madhësinë e kalimit të ajrit duke përdorur gishtat.
