Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shteti i SHBA-së në alarm, dyshohet se një luan zbriti nga malet

Një “mace e madhe” ka ngritur alarmin në Lehigh County të Pensilvanisë, pasi dyshohet se është një luan që ka zbritur nga malet.

Upi ka shkruar se kafsha fillimisht është kap nga kamera e një banori të dielën, e më pas ai ka njoftuar policinë lokale.

Policia ka dhënë pak detaje, duke thënë se “macja e madhe” mund të jetë luan mali që fshihet në fushat e zonës, por as kjo informatë s’është konfirmuar.

Autoritetet e sigurisë u kanë bërë thirrje banorëve që nëse shohin sërish kafshën, të mos i afrohen dhe të kontaktojnë ekipet e reagimit.