Shkencëtarët kanë gjetur për herë të parë mikroplastikë në borën e sapo rënë të Antarktidës, shkruan BBC.
Studiuesit nga Universiteti i Canterbury në Zelandën e Re mblodhën mostra nga 19 vende në Antarktidë dhe secila përmbante copa të vogla plastike.
Mikroplastikët rrjedhin nga erozioni i materialeve plastike dhe janë më të vogla se një kokërr orizi - ndonjëherë edhe të padukshme me sy të lirë.
Studiuesit gjetën mesatarisht 29 grimca për litër borë të shkrirë.
Ata identifikuan 13 lloje të ndryshme të plastikës dhe më i zakonshmi ishte polietilen tereftalati (PET), i përdorur kryesisht në shishe dhe veshje të pijeve joalkoolike. Kjo u gjet në 79% të mostrave.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkencëtarët alarmojnë: Mos konsumoni ujë nga shishet e plastikës
-
6 ndryshime të thjeshta që mund të ulin ekspozimin ndaj mikroplastikës në ushqim
-
Për të frenuar mikroplastikën, kërkohen zgjidhje më të qëndrueshme
-
Pretendimet se mikroplastika po kontaminon trupin e njeriut “mund të jenë ekzagjeruar”
-
Ata që pinë ujë nga shishet plastike gëlltisin rreth 90 mijë grimca mikroplastike më shumë në vit