Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shkencëtarët gjejnë kokainë brenda karkalecave

Shkencëtarët zbuluan kokainë brenda karkalecave të freskët të lumenjve gjatë një studimi të kryer.

Kërkues në kolegjin King, në Londër, në bashkëpunim me universitetin e Suffolkut, testuan 15 vende të ndryshme përtej Suffolkut.

Në raport thuhet se është gjendur kokainë në të gjitha provëzat e testuara. Janë gjendur gjithashtu droga të tjera të paligjshme si ketamina. Për kërkuesit ishte një “surprizë” ky zbulim, transmeton tch.

Profesor Nic Bury, nga universiteti i Suffolkut, tha se tash priten kërkime të mëtejme për të kuptuar arsyet dhe nëse ka të bëjë vetëm me lokacione të caktuara.

Kërkuesit gjithashtu shtuan se përveç drogës, ndodheshin gjithashtu pesticide dhe produkte farmaceutike brenda karkalecave që ata kishin mbledhur.