Drejtori Ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, i ka befasuar të gjithë me paraqitjen e tij fundjavën e kaluar në Hauai.
Teksa bënte serf, 36-vjeçari i kishte marrë të gjitha masat për të mos u djegur nga dielli, megjithëse ndoshta e kishte ekzagjeruar pak.
Ai kishte mbuluar krahët, por ajo që binte më shumë në sy ishte fytyra e Mark, ku kishte vendosur krem me shumicë për t’u mbrojtur nga rrezet.
Por kujdesi i tepruar i Zuckerberg ka marrë me mijëra reagime në rrjetet sociale, pjesën më të madhe të të cilave i drejton ai vetë. Memet ishin të pafundme, ndërsa kishte edhe nga ata që shkruanin se Mark kishte marrë këshilla mode nga “Joker”!
Artikuj të ngjashëm
-
Giphy me drojë siguron që nuk i ka hequr GIF-at e Mark Zuckerbergut
-
Zuckerberg dëshmon në gjyq për dëmet e dyshuara të rrjeteve sociale ndaj fëmijëve
-
Dikur e pati kërcënuar me burg – Zuckerberg darkon me Trumpin në Mar-a-Lago
-
Zuckerbergu pishman që iu dorëzua presionit të Bidenit për censurimin e përmbajtjes
-
Kërkimfaljet e shumta të Zuckerbergut