Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kanë bërë shaka me birra në një ngjarje me të rinjtë në Berlin, të enjten.
Gjatë takimit, që u mbajt në një ambient të jashtëm, dy ministrat vunë në pah se sa mirë është të shijohet një pije pas disa muajsh izolim për shkak të koronavirusit.
“Më pëlqen shumë fakti që po mund të pimë birra tani. Përse unë kam marrë një birrë më të madhe? Paraqitje e keqe për mua”, ka thënë ai në momentin kur në tavolinë u servohen birrat, e që për ministrin e Jashtëm gjerman ishte më e madhe.

“Heiko, përderisa e dua Ministrinë e Jashtme dhe edhe zyra e kancelares Angela Merkel është e jashtëzakonshme, ky është një ambient shumë i mirë për të biseduar. Dhe unë kërkova për një birrë më të vogël, sepse donin edhe mua të ma sillnin të madhe. Gëzuar, për të gjithë”, ka thënë Blinken duke nxitur të qeshura te të gjithë të pranishmit.
Më herët, të dy lansuan një iniciativë për të parandaluar antisemitizmin dhe mohimin e Holokaustit në botë. Ata njoftuan për fillimin e një dialogu SHBA-Gjermani, në mes të rritjes së popullizmit politik në Evropë e SHBA. Dialogu krijon një lloj mekanizmi për të zhvilluar mjete edukative dhe për mesazhe që të rinjtë dhe të tjerët të mësojnë për krimet e nazistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Të dy u takuan me të mbijetuar të Holokaustit në inaugurimin e një Memoriali për Hebrenjtë e Vrarë të Evropës.
-
Kancelari gjerman thotë se nuk do t’i këshillonte fëmijët e tij të shkojnë në SHBA
-
Merzi bisedon me Macronin për mburojën bërthamore evropiane
-
Merzi takohet sot me Trumpin në Zyrën Ovale
-
Merz kryen vizitën e parë jashtë shtetit si kancelar në Paris
-
Biden në Gjermani, pritet të diskutohet për Ukrainën