Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Sauditet mund të shohin ndeshje futbolli

Gratë në Arabinë Saudite do të lejohen, këtë muaj, të marrin pjesë për herë të parë në ndeshjet e futbollit në mbretërinë konservatore, njoftuan sot autoritetet.

“Tifozet do të hyjnë në stadiumet e mëdha sportive të mbretërisë për të marrë pjesë në tre ndeshje futbolli në Ligën Profesionale Saudite”, sipas një deklarate të Qendrës për Komunikim Ndërkombëtar e drejtuar nga qeveria.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tre ndeshjet e para janë planifikuar të zhvillohen të premten, të shtunën dhe më 18 janar”, sipas deklaratës.

Në tetor, Autoriteti i Përgjithshëm i Sporteve Saudite, një agjenci shtetërore njoftoi në fillim të vitit 2018 se tre stadiumet e frekuentuara deri më tani nga burrat do të planifikohen edhe për familjarët me vende të posaçme.