Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Saturni kalon Jupiterin si planeti me më së shumti satelitë

Saturni ka kaluar Jupiterin, duke u kthyer në planetin me më së shumti hëna, kanë thënë hulumtuesit amerikanë.

Ekipi ka zbuluar 20 hëna të reja rreth këtij planeti, duke e dërguar numrin e tyre në 82, në krahasim me Jupiterin që ka 79 satelitë natyralë të tillë, përcjell Rel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Satelitët e rinj janë zbuluar duke përdorur teleskopin Subaru në Havaji.

Secili prej objekteve të zbulura në orbitën rreth Saturnit është në diametër prej rreth 5 kilometrave, dhe 17 prej tyre lëvizin në anën e kundërt të planetit.

“Të studiuarit e këtyre hënave mund të na tregojë origjinën e tyre, si dhe informacion për kushtet në të cilat është formuar Saturni”, ka thënë Scott Sheppard, nga Instituti Carnegie për Shkencë në Uashington, i cili ka udhëhequr ekipin hulumtues.

Sheppard ka thënë për BBC-në se deri më tani Jupiteri ka qenë planeti që është njohur për më së shumti satelitë nga vitet 1990.