Një tufë me plot 18 elefantë janë gjetur të ngordhur në Nagaon, në veri-lindje të shtetit Indian të Assamit.
Zyrtarët shtetërorë kanë deklaruar se elefantë kanë mbetur të vdekur në momentin që rrufeja që goditi rezervatin pyjor të mbrojtur, Kandoli.
Fshatarët kanë lajmëruar autoritetet policore sapo kanë gjetur kufomat e kafshëcve të ngordhura në pyll.
Zyrtarët e Assamit janë shprehur të shqetësuar me numrin kaq të madh të elefantëve të cilët kanë pësuar nga rrufeja ndërkohë që kanë kërkuar hetime në lidhje me këtë tragjedi.
Vlerësohet se në të gjithë Indinë janë më shumë se 27,000 elefantë, 21% e të cilëve ndodhen vetëm në Assam.