Zjarrfikësit argjentinas rrëzuan një mur për t’i mundësuar një gruaje që peshonte 490 kilogram të dilte nga shtëpia e saj për t’u shtruar në spital që të merrte mjekime, njoftoi të mërkurën media lokale.
Kjo grua është 32 vjeç dhe jeton në Rosario, rreth 340 kilometra në veri të Buenos Aires.
Ajo u nxorr nga shtpia e shtrirë në krevatin e saj që më pas u vendos mbi një kamion të mbrojtjes civile, sipas imazheve të publikuara nga e përditshmja “Clarin”.
Isabella jeton duke qëndruar gjithë kohën e shtrirë prej vitesh dhe në një pjesë të madhe të trupit ajo ka humbur krejtësisht ndjenjat, ndërsa tumore janë shfaqur në këmbët e saj për shkak të obezitetit ekstrem.
“Kam qenë gjithnjë e shëndoshë. Braktisa shkollën për shkak të diskriminimeve që vuaja. Rifillova studimet për të qenë dikush në jetë. Kjo sot duket e pamundur”, thotë ajo për “Clarin”.
Isabella peshonte 130 kile para tetë vitesh, pas vdekies së babait ajo ra në depresion.
-
“Sikur e la pas trupin e vet” – Lufta e një nëne kundër anoreksisë së vajzës së saj
-
Vjet piu acid për “t’u shpëtuar” talebanëve. Sot ka mesazh për afganet e tjera
-
Ekuador, gruaja “e vdekur” nis të marrë frymë në arkivol
-
Gruaja spanjolle kaloi 500 ditë në një shpellë 70 metra nën tokë
-
Babai shpallet fajtor për vrasjen e vajzës pasi e la të arrinte në obezitet