Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Rreziqet në transportin publik gjatë kohës së pandemisë

Që kur Mbretëria e Bashkuar është mbyllur si pasojë e pandemisë së koronavirusit, shërbimet e transportit publik me trena, autobusë dhe aeroplanë janë reduktuar dhe Qeveria ka këshilluar qytetarët që të mos udhëtojnë me këto mjete, përveç në rast të ndonjë urgjence ose për nevojat speciale.

Tani që Anglia po zbaton lehtësimin e masave, shumica e njerëzve janë kthyer në vendet e tyre të punës.

Megjithëkëtë, Qeveria ka këshilluar që për vajtje në punë qytetarët të zgjedhin ecjen në këmbë, çiklizmin ose vozitjen e automjeteve në vend të transportit publik.

Por nëse detyrohen të marrin transportin publik, cilat do të jenë rreziqet nga autobusët ose trenat?

Sa të sigurt janë trenat dhe autobusët?

Edhe SHBA-ja obligon vendosjen e maskës gjatë udhëtimit me transport publik Botë SHBA-ja obligon vendosjen e maskës gjatë udhëtimit me transport publik

Rreziku potencial nga infeksioni në trena dhe autobusë varet prej asaj se sa të mbushur janë këto mjete transportuese me njerëz dhe nga distanca që njerëzit mbajnë me të tjerët. Këto vlejnë si kur është fjala brenda automjeteve, ashtu edhe në ndalesa dhe në stacione, kësisoj transporti do të ndryshojë në pjesë të ndryshme të vendit dhe në rrugë të ndryshme.

Një rol të rëndësishëm ka edhe ventilimi, pasi që ajri i pastër mund të ndihmojë që spërklat që përmbajnë virusin të shpërndahen më shpejt, kështu që nëse mundeni hapeni një dritare afër jush.

Koronavirusi përhapet kur një person i infektuar kollitet, teshtitë ose nxjerr spërklat e imëta të mbushura me virusin në ajër. Këto spërkla mund të hyjnë në trup përmes syve, hundës dhe gojës, direkt ose pasi që prekni objektet e kontaminuara.

Mesazhi i qëndrueshëm i qeverisë ka qenë respektimi i distancës prej 2 metrash nga njerëzit e tjerë që nuk janë pjesë e familjes.

Dr. Lara Gosce nga Instituti i Shëndetit Global ka thënë se hulumtimi i saj, i botuar gjatë vitit 2018, kishte treguar se njerëzit që përdorin rregullisht transportin e nëntokës kishin më shumë gjasa të vuanin nga simptoma të ngjashme me gripin.

“Kjo tregon veçanërisht se disa grupe njerëzish kishin simptoma të etheve në këto linja të transportit, ku banorët detyrohen të ndryshojnë linjën për një ose më shumë herë kur udhëtojnë me transport nëntokësor dhe se kanë nivele më të larta të sëmundjeve të ngjashme me gripin, në krahasim me grupet e njerëzve me shërbime të mira, ku pasagjerët arrijnë në destinacionin e tyre nga një udhëtim i drejtpërdrejtë”, ka thënë Gosce.

Nëse udhëtoni me tren apo autobus relativisht të zbrazët, rreziqet mund të jenë të ndryshme. Rëndësi do të ketë edhe koha, të cilën e shpenzoni në atë mjet transporti. Nëse ju kaloni më shumë kohë dhe jeni në kontakt me më shumë njerëz, atëherë do të rritet edhe rreziku prej infeksioneve.

Sipas Gosce, kufizimi i numrit të kontakteve të ngushta me individë dhe objekte të infektuara është potencialisht i rëndësishëm.

Edhe Maskat nga java e ardhshme do të jenë obligative në Angli Botë Maskat nga java e ardhshme do të jenë obligative në Angli

“Sa i përket udhëtimit, shmangni orët e pikut nëse është e mundur", ka thënë ajo, duke sugjeruar se aty ku është e mundur, pasagjerët duhet të zgjedhin rrugët që përfshijnë vetëm një mjet transporti.

BBC