Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Rreth 1.3 miliard tonë ushqim çdo vit hidhen pa nevojë

Organizata Botërore e Ushqimit ka njoftuar se rreth 1.3 miliard tonë ushqim hidhen pa nevojë çdo vit.

Në qoftë se vetëm një e katërta e këtij ushqimi përdoret në mënyrë të duhur, do të mund të ushqeheshin edhe 870 milionë njerëz të cilët janë të uritur dhe vuajnë për ushqim, shkruan BBC, përcjell Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas një hulumtimi të bërë nga Organizata Botërore e Ushqimit, rreth 30% e drithërave hidhen pa nevojë. Ndër të tjera, tek ushqimet e humbura hyjnë edhe 50% e rrënjëve të ndryshme që mund të mbillen, 20% e frutave dhe perimeve dhe 35% e qumështit dhe mishrave.

Në vendet e pasura, totali për konsum njerëzor në vit është mbi 900kg, ndërkaq në vendet e varfra rreth 460kg.

Ushqimi që hidhet pa nevojë në Amerikën Latine, mund të ushqej rreth 300 milionë njerëz nëpër botë.

Ushqimi që hedhet pa nevojë në Evropë, mund të ushqejë rreth 200 milionë njerëz të varfër.

Ushqimi që hedhet pa nevojë në pjesët e pasura të Afrikës, mund të ushqejë gjithashtu mbi 300 milionë njerëz në nevojë.