Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

“Romeo dhe Zhulieta e koronavirusit”, çifti italian u dashurua nga ballkonet e shtëpive

Koronavirusi nuk arriti “ta vrasë” dashurinë. Kjo dëshmohet nga historia e një çifti në Itali që u njoh në ballkonet e shtëpive gjatë bllokimit nga koronavirusi.

Ata janë fejuar, duke u bërë një “Romeo dhe Zhulietë” e ditëve moderne në Verona, i njëjti qytet ku ndodhi historia e famshme e Shakespearet.

Për Michele D’Alpaos, ishte dashuri me shikim të parë. Ai e kujton me detaje momentin kur pa 40-vjeçaren, Paola Agnelli, ndërsa ajo ecte në tarracën e banesës së saj në Verona.

“Ishte pasditja e 17 marsit, kur u detyrova të punoja nga shtëpia për shkak të bllokimit”, tha D’Alpaos për CNN. “Unë pashë këtë vajzë të bukur, Paolan. U trondita menjëherë nga bukuria e kësaj vajze, nga buzëqeshja e saj. Unë duhej ta njihja atë.”

Çifti kishte jetuar përballë njëri-tjetrit pothuajse tërë jetën e tyre, por nuk ishin parë asnjëherë. Por atë pasdite, ndërsa motra e saj luante violinë në ballkonin e tyre siç bënte çdo mbrëmje, Agnelli kapi shikimin e D’Alpaos.

Edhe Dashuria që lindi në ballkonet e karantinës Botë Dashuria që lindi në ballkonet e karantinës

“Unë menjëherë mendova: çfarë djali i bukur”, tha Agnelli për CNN.

Ndërsa të dy ishin të huaj deri në atë moment, fati gjeti një mënyrë për t’i bashkuar ata.

Agnelli rastësisht njohu motrën e D’Alpaos sepse ato vizitonin të njëjtën palestër dhe ndiqnin njëra-tjetrën në Instagram. Mjaft afër për t’i buzëqeshur njëri-tjetrit nga ballkonet e tyre, por shumë larg për t’u përqafuar, të dy kaluan ditët dhe netët e tyre duke biseduar, duke qeshur dhe duke mësuar për njëri-tjetrin.

Ndërsa Italia mbeti nën bllokim për shkak të pandemisë, Agnelli dhe D’Alpaos nuk kishin zgjidhje tjetër përveç se të qëndronin larg. Por më 4 maj, gati dy muaj nga fillimi i historisë së tyre të dashurisë, Agnelli dhe D’Alpaos më në fund ishin në gjendje të takoheshin në një kopsht afër shtëpive të tyre.

Edhe Në një park në Romë gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje 6-muajshe Kronikë Në një park në Romë gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje 6-muajshe

“Ne as nuk folëm, u ulëm në një stol dhe u puthëm për gjysmë ore si dy adoleshentë”, tha D’Alpaos.

Aktualisht ata nuk kanë plane konkrete për një martesë, por ajo që dinë me siguri është dëshira e tyre e përbashkët për të krijuar një familje. \ A2News