Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Roboti në Danimarkë merr strishot për koronavirus

Hulumtuesi danezë kanë zhvilluar një robot që mund të marrë strishot për koronavirus, në mënyrë që punëtorët shëndetësorë të mos i ekspozohen rrezikut nga infeksioni, shkruan agjencia Reuters.

Hulumtuesit nga Southern University në Danimarkë (SDU) dhe nga Lifeline Robotics, shpresojnë që prototipi i tyre “robot i strishove” mund të futet në përdorim për të ulur rrezikun e punëtorëve shëndetësor. Ata i ekspozohen rrezikut derisa marrin strishot nga pacientët.

Kur pacienti paraqet ID kartelën, roboti përgatit kitin për testim, merr strishot dhe i vendos në pjesën e kontejnerit ku vendosen mostrat për testim, ka shpjeguar Thiusius Rajeeth Savarimuthu, profesor i robotikës te SDU.

Në video, Savarimuthi ka testuar robotin te vetja. Ai e ka vendosur fytyrën me mjekrën e mbështetur në një pjesë të plastikës dhe e ka hapur gojën, duke lejuar robotin që të marrë strishon e fytit.

Roboti, përdor kamerat për të gjetur rrugën e duhur për te fyti, dhe është i programuar për të marrë butësisht strishot, kanë shpjeguar shkencëtarët.

Edhe Danimarka nxiton të rregullojë problemin me sigurinë në autobusët elektrikë kinezë Botë 8 muaj më parë Danimarka nxiton të rregullojë problemin me sigurinë në autobusët elektrikë kinezë

“Të bëhet procedura e njëjtë disa herë dhe kjo mundëson një kualitet më të mirë të mostrave”, ka thënë Savarimuthu.

“Do të ketë kërkesë globale, nevojë globale për më tepër testime, e po ashtu do të ketë kërkesë për më tepër testime nga robotët, që të mbrohen punëtorët në vijën e frontit”, ka thënë shefi ekzekutiv i Lifeline Robotics, Soeren Stig.