Për herë të parë studiuesit janë përpjekur të rindërtojnë trurin e njeriut të Neandertalit në 3D, një qasje origjinale që, pa zgjidhur misterin e zhdukjes së tij, mund të kontribuojë për të kuptuar më mirë ”kushëririn” tonë.
“Të përpiqesh të rindërtosh në 3D trurin në brendësi të kafkave të fosilit është diçka e re”, thekson, Naomichi Ogihara, nga Universiteti Keio në Japoni, bashkëpunëtor i studimit që bashkon “antropologjinë fizike, inxhinierinë mekanike dhe neuroshkencën”.
Për të realizuar këtë rindërtim, studiuesit kanë modeluar, duke nisur nga imazheritë e rezonancave magnetike (IRM) të rreth 1 200 personave, atë që mund të quhet një tru “i mesëm” i Homo Sapiensit të shekullit XXI.
Ata kanë “deformuar” menjëherë në mënyrë dixhitale këtë “tru tip” që ai të marrë formën e kafkave fosile të njeriut të Neandertalit dhe më pas të kafkave të ish-Homo sapiens.
“Natyrisht, jemi larg për të kuptuar trurin e njeriut prehistorik dhe të gjitha etapat e vogla shtesë janë të dobishme”, thekson Antoine Balzeau, paleoantropolog në Muzeun e Njeriut.
Sipas studimit të publikuar sot në “Scientific Reports”, rindërtimet tregojnë se Homo Sapiens paraqisnin morfologji cerebrale shumë të ndryshme, veçanërisht një tru shumë të madh.
Edhe
Shpella e gjurmëve të jetës para 300 mijë vjetësh
Neandertalët janë shfaqur në Europë, në Azinë Qendrore dhe në Lindjen e Mesme 200 000 vjet më parë.
Ata janë zhdukur rreth 30 000 vjet më parë, pa ditur pse.