Ai është pa asnjë dyshim protestuesi më i veçantë në Shqipëri. Po flasim për 55-vjeçarin Dilaver Nela nga Laçi.
Nuk i përket asnjë shoqate dhe asnjë subjekti politik. Të ishte ndryshe do t'i kishte mbledhur së paku 10 vetë. Dilaveri ka vetëm veten në protestë, edhe pse kauza i përket të gjithëve.
Sot, Dilaveri është shfaqur në qendër të Tiranës, pranë pedonales me një pankartë ku shkruan “Duam ujë o burri huji” (huaj) dhe rreth qafës ka lidhur një tub gome, shkruan mapo.

Dilaver Nela, u shfaq ndryshe nga të tjerët edhe në protestën e opozitës më 16 mars. Ndërsa protestuesit e PD mbanin pankarta “Rama Ik”, ai mbante pankartën “S’ka Shqipëri, ka 3 tepsi”.
Dilaveri ka thënë për mediat se është i shkolluar dhe di tre gjuhë të huaja, por s’ka gjetur punë. Ai shprehet i pakënaqur me të gjitha forcat politike në vend. Në mars do të deklaronte: “Këta janë cmendur kanë dalë nga shinat. Klasa politike ka mbaruar. Ndërkombëtarët i mbajnë se kanë mundësi t’i tërheqin zvarrë kurse neve s’na lënë asgjë, na kanë hipur në kurriz”.
-
LVV: Rama të tregojë pendesë, kishte ardhur me helikopter për t’i bindur palët të votonin për themelimin e Speciales
-
Kuvendi i Shqipërisë “në zjarr”, protesta jashtë e tensione brenda
-
Tensione në protestën në Shqipëri para seancës së Kuvendit, lëndohen dy policë
- Nuk e japim Albinin, flamengo
-
Protestuesit në Shqipëri vlerësojnë se janë arritur disa objektiva madhore