I është nënshtruar një restaurimi varri i Tutankhamon, faraoni i ri ikonë e egjiptologjisë, që të reduktohen në maksimumin e mundshëm dëmtimet e shkaktuara nga fluksi i turistëve.
Rezultatet e punimeve egjipto-amerikane, të zhvilluara nga “Getty Conservation Institute”, u prezantuan zyrtarisht sot duke theksuar se është synuar që të reduktohet impakti i gërvishtjeve, pluhurit dhe myshqet që favorizohen nga lagështira e krijuar nga fluksi i turistëve, transmeton ATSH.
Tutankhamon (shekulli XIV para e.s.), është bërë faraon kur ishte ende një fëmijë dhe vdiq në moshën 18 vjeçare.
Varri i tij u gjet i paprekur në vitin 1922 nga arkeologu anglez Howard Carter në Luksor, në krahun e majtë të Nilit, dhe mumia e tij mbante në krye objektin më të famshëm të ikonografisë egjiptase, maskën e derdhur në ar.
Varri i Tutankhamon ndodhej në Luginën e Mbretërve, varreza e faraonëve, dhe përveç maskës kishte edhe më shumë se 5 000 objekte të tjera të çmuara, ku dallojnë edhe tre sarkofagë.
-
Thesaret e Tutankhamonit tërheqin mijëra vizitorë në Muzeun e Madh
-
Muzeu i Madh i Egjiptit – kapitull i ri për trashëgiminë botërore
-
Egjipti hap për vizitorë varrin mbretëror pas restaurimit 21-vjeçar
-
Byzylyku tre mijë vjet i vjetër i Egjiptit u shit dhe u shkri
-
Në vend të djallit, fotografia e Trumpit gjuhet me gurë gjatë funeralit të Khameneit në Iran