Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Resorti i parë në botë i skijimit që ndalon plastikën

Foto: Reuters

“Kam një ëndërr të gjelbër”, shkruhet në një tabelë në qendrën e skijimit në Val di Sole, Trentino, Itali. Kjo thënie është e ngjashme me atë të Martin Luther Kingut, mirëpo bën thirrje për ruajtje të ambientit nga plastika.

Gotat, pirunët dhe thikat e plastikës janë ndaluar në qendrën e skijimit dhe resorti turistik tashmë ka vënë shenja në çdo kënd, duke u bërë thirrje turistëve që t’i shmangen plastikës.

“Ndalojeni plastikën. Ky është një hap i vogël për një njeri, por gjigant për njerëzimin”, thuhet në një tjetër tabelë, të frymëzuar nga Neil Armstrongu, personi i parë që shkeli në Hënë.

Resorti Pejo 3000 që gjendet në Alpet italiane, është bërë zona e parë e skijimit që ndalon përdorimin e plastikës, transmeton KTV.

Sipas matjeve, në akullnajën Forni, janë gjetur 162 milionë pjesë plastike.

Dimrin e kaluar, resorti italian u vizitua nga 137 mijë njerëz. Për shkak të numrit të madh të turistëve, resorti dëshiron heqjen e tërësishme të plastikës.

Edhe “Peshkim për plastikë”, në plazhet e Italisë Kuriozitet “Peshkim për plastikë”, në plazhet e Italisë

Deri në fund të vitit 2020, autoritetet italiane synojnë të eliminojnë 5 mijë thika, 45 mijë shishe.

“Krejt plastika është hequr dhe është zëvendësuar me materiale siç është letra e që nuk i bën dëm natyrës”, ka thënë Marco Leo, drejtor i një restoranti në Alpet italiane.

Plastika nuk është zgjidhja e parë në mbrojtje të natyrës. Italianët në resort tashmë kanë kaluar në përdorimin e energjisë së ripërtërirë që krijohet nga tri fabrika hidroelektrike.