Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Rënie drastike e yjeve që njerëzit mund t’i shohin me sy

Numri i yjeve që njerëzit mund të shohin me sy të lirë është zvogëluar në mënyrë dramatike gjatë dekadës së fundit.

Shkaku është "Skyglow" nga ndriçimi artificial - shkëlqimi i atij ndriçimi është rritur çdo vit që nga viti 2011.

Christopher Kyba, një shkencëtar nga Qendra Kërkimore Gjermane për Gjeoshkencat në Potsdam, tha për BBC-në se “pamja jonë për yjet po zhduket".

Kjo do të thotë, thonë shkencëtarët, se një fëmijë i lindur në një zonë ku shiheshin 250 yje, ndoshta do të shihte më pak se 100 yje në të njëjtin vend 18 vjet më vonë.

Sipas shkencëtarëve në këtë dukuri po ndikojnë edhe dritat e qyteteve të cilat tashmë janë më të shumta, pasi dritat reduktojnë pamjen e yjeve.