Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Rama kopjon Obamën për sinkronizim fjalimesh me këngën “Despacito”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një video në Facebook me një përmbledhje të fjalimeve të tij të sinkronizuara me këngën e njohur “Despacito”.

Gjatë kohës kur ishte president i SHBA-së, Barack Obama, një sinkronizim të tillë i kanë bërë edhe atij, me këngën “Shape of You” të Ed Sheeran.

Rama videon e ka shpërndarë në Facebook, duke e përcjellë me këtë shkrim:

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë video të krijuar nga çunat e supertalentuar të Çmendinës”, ka shkruar Rama me emotikona duke qeshur.