Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qeni ndërpret shkurtazi një ndeshje futbolli në Bolivi

Qeni ka qenë lojtari i ndeshjes në një përballje futbolli në Bolivi.

Ai mori vëmendjen kur me këpucën e futbollit në gojë, nisi të vraponte nëpër fushë.

Ndeshja është ndërprerë për 3 minuta pasi qeni refuzonte të dilte nga fusha.

Njëri prej lojtarëve ia doli ta kapte dhe e largoi nga fusha.

Ekipi vendas në këtë takim mposhti Nacional de Potosi me rezultat 3 me 0.