Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qeni australian hyn në histori, u shit për 31 mijë dollarë

Një kelpie australian u zgjodh të shtunën qeni më i shtrenjtë në botë, shkroi “Upi”.

Mbajtësi i qenit, Chris Stapleton, që ka një biznes për shtimin e qenve, e vendosi në ankand qenin e tij dhe ia doli ta shiste për 31 mijë dollarë.

Qenin e bleu po ashtu një fermer, Ross Glimore, nga zona Black Springs. Stapleton deklaroi se u befasua me çmimin që ia doli ta kapte me qenin, derisa shtoi se qeni është shumë i mirë për t'u mbajtur.

“Është qen i bukur për ta mbajtur afër, sepse ajo nuk është hiperaktive dhe kur keni nevojë për t'iu ndihmuar, është e gatshme. Është qen i përsosur”, deklaroi ai kur e shiti.

Stapleton u shpreh se qeni ka një trung “të lashtë” familjar.

Ky u regjistrua si qeni më i shitur në botë ndonjëherë. Parapraku ishte shitur në 2021-n, 22.346 dollarë.