Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

‘Pushuesi’ i paftuar tmerron turistët në Kolumbi

Turistët në një plazh në Kolumbi janë tmerruar kur panë duke ecur në plazh një ‘pushues’ të paftuar. Ata nisën të iknin me vrap ndërsa një krokodil i madh hyri në plazh dhe nisi të ecte në breg.

Videoja e filmuar tregon zvarranikun që ecën në plazh në Parkun Kombëtar Natyror Tayrona në Santa Marta.

Një grup të rinjsh shihen duke ikur me vrap në panik, për ti shpëtuar krokodilit.

Krokodili shkoi drejt bregut ndërsa turistët e shihnin në shok. Zyrtarët e parkut kombëtar i kujtuan plazhistëve se parku u krijua për të mbrojtur kafshët e egra dhe prania e krokodilit ishte në fakt një shenjë pozitive.

Megjithatë, rojet evakuan plazhin për të shpëtuar krokodilin nga shikimi i pushuesve./oranews

Artikuj të ngjashëm