Shumica e njerëzve luftojnë për të gjetur një vend pune më të mirë, por ka edhe prej atyre që nuk ngurrojnë të bëjnë punët nga më të ndryshmet apo edhe ato më të çuditshmet.
Tabloidi britanik “The Sun” ka publikuar një listë të punëve më të çuditshme, për të cilat ndoshta nuk na ka shkuar mendja se ekzistojnë, si dhe si të aplikoni në këto punë, transmeton Koha.net.
Puna: Nuhatësi profesional i nënsqetullave
Punëdhënësi: The International Fragrance Association
Rroga: 39,000 funte në vit
Si të aplikoni: Aplikoni përmes uebfaqes së kompanisë

Puna: Vajtues profesional
Punëdhënësi: Rent A Mourner
Rroga: 45 funte në ditë
Si të aplikoni: Aplikoni përmes uebfaqes së kompanisë

Puna: Gjumash profesional
Punëdhënësi: NASA
Rroga: 12,000 funte për 70 ditë
Si të aplikoni: Aplikoni përmes uebfaqes së kompanisë

Puna: Degustator profesional i ushqimit për qentë
Rroga: 20,000 – 50,000 funte
Si të aplikoni: Dërgoni një CV në njërën nga brendet e ushqimeve për kafshë shtëpiake që ju preferoni ose kontrolloni uebfaqet e tyre për vendet e lira të punës

Puna: Përqafues profesional
Punëdhënësi: Cuddle Party
Rroga: 60 funte për orë
Si të aplikoni: Regjistrohuni në kursin e trajnimit virtual prej 10 javësh

Puna: Pritje në radhë
Punëdhënësi: Same Ole Lines Dudes
Rroga: 20 funte në orë
Si të aplikoni: Aplikoni përmes uebfaqes së kompanisë

Puna: Testues profesional i toboganëve
Punëdhënësi: First Choice
Rroga: 26,000 në vit
Si të aplikoni: Kontaktoni direkt kompaninë First Choice

Puna: Shtyrës profesional (ose Oshiya – kështu quhet kjo pozitë në Japoni)
Punëdhënësi: Tokyo Travel Authority
Si të aplikoni: Në stacionin lokalë
