Të enjten e shkuar në qytetin Zhubei të Tajvanit, në një rrugë është hapur toka dhe për punë sekondash ka përpirë një veturë Tesla Y të parkuar. Kamera e vëzhgimit nga objekti afër ka kapur momentin.
Për fat të mirë s’ka pasur të lënduar. Tesla ka pësuar dëme.
Pronari i veturës ishte në hotel në atë minutë dhe kur e ka parë ngjarjen në televizor është shokuar, shkruan "DriveTesla".
Ai ka treguar se veturën e kishte blerë që vetëm një muaj dhe se e kishte vozitur vetëm pesë.
Kjo është hera e gjashtë që ndodhin incidente të tilla në këtë zonë. Për këtë arsye kryebashkiaku ka vendosur t’i ndalë punimet në objektet afër.
A Tesla Model Y was swallowed by a sink hole in Hsinchu, Taiwan, and it was captured on a nearby surveillance camera (1/2) pic.twitter.com/mND1NT2sdT
— Drive Tesla ?? (@DriveTeslaca) April 27, 2023
-
Shoferi theu dritaren pasi u bllokua, Kanadaja nis hetimin për zjarrin që e kaploi veturën Tesla
-
Tesla me autopilot përplaset në një shtëpi në SHBA
-
Policia po heton nëse shpërthimi pranë Hotelit Trump ka lidhje me sulmin në New Orleans
-
Tesla tërheq mbi 1.6 milionë vetura në Kinë
-
Tesla tërheq mbi 1.8 milionë automjete nga tregu në SHBA