Athinë, 15 shkurt – Shërbimi shtetëror postar grek, ELTA , ka njoftuar shpërndarjen e një serie të re pullash kushtuar Mirtisit, rindërtimi i fytyrës së një vajze nga Athina antike, e cila vdiq si pasojë e murtajës në shekullin V para Krishtit.
Shkencëtarët e Universitetit të Athinës përdorën kafkën e saj dhe aplikuan teknika të ndryshme për të krijuar dhe rindërtuar fytyrën e vajzës athinjote, me anë të dyllit, mbetjet e të cilës u gjetën në një varr në Keramikos, i zbuluar gjatë gërmimeve të ndërtimit të një metroje në Athinë.
Seria e re e pullave postare do të shpërndahet sot dhe do të shitet derisa të ulet numri i kërkesave nga konsumatori, me përjashtim të 5 000 zarfeve të ilustruar me figurën e Mirtisit, që do të tërhiqen më 14 shkurt 2019.
-
Fytyra e Myrtisit në Tiranë me historinë e 25 shekujve
-
Artefakte: Skeleti i vajzës që u varros me kurorë, 300-400 vjet para lindjes së Krishtit
-
Shkencëtarët me 3D rindërtojnë fytyrën e një gruaje të shekullit XIV
-
“Medusa” si simbolikë për “shërimin” e ish-Fabrikës së tullave
-
Gjendet përkrenarja e lashtë greke, daton nga shekulli i pestë para Krishtit