Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Publikohet një hartë e vjetër me vendndodhjen e thesarit të lënë pas nga nazistët, nis gjuetia

Banorët e acaruar u kanë kërkuar gjuetarëve të thesareve të qëndrojnë larg pasi ata zbritën në fshatin holandez Ommeren në kërkim të pasurive që mund të vlejnë miliona, që dyshohet se ishin fshehur nga ushtarët nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjuetia u nxit nga një hartë e vjetër, që besohet se zbulon se ku ushtarët gjermanë mund të kenë varrosur kuti municionesh të mbushura plot me diamante, rubin, ar dhe argjend të grabitur. Diagrami i vizatuar me dorë me një X të kuq për të shënuar vendndodhjen është një pjesë e një dosje të bërë publike nga Arkivi Kombëtar Holandez vetëm javën e kaluar, shkroi BBC. 

Kur dokumentet u publikuan pas një periudhe 75-vjeçare të konfidencialitetit, harta e bëri të qartë se Ommeren ishte vendi ku fshihej thesari.

Fshati dhe X-i i tij i kuq, ishin pranë vijës së frontit të Aleatëve gjatë Operacionit Market Garden më 1944, një veprim i guximshëm për të krijuar një rrugë tokësore në Gjermani veriore.

Tani, në të gjithë Ommerenin ka dëshmi të gërmimeve të paautorizuara.

Pajisjet bujqësore janë hedhura, të cilat supozohen se kanë aktivizuar detektorë metalikë, të shpërndara rreth kratereve të sapo gërmuara, të nxjerra nga toka bujqësore dhe pyjet.

"Unë u zhvendosa këtu për paqen dhe qetësinë", tha Sander, i cili ishte duke shëtitur qenin e tij, Bouf. "Tani e gjithë bota di për ne".

Edhe Gjahu për thesarin e nazistëve të fshehur në fshatin holandez Botë Gjahu për thesarin e nazistëve të fshehur në fshatin holandez

Njerëzit kanë trokitur në derën e tij duke e pyetur për drejtime drejt thesarit.

Dokumentet që u publikuan përfshijnë edhe një dëshmi nga një ushtar gjerman i cili kishte thënë se një bankë në qytetin Arnhem ishte bombarduar më 1944 duke hedhur gjithandej para, stoli ari.

Më vonë, në javët e fundit të luftës, pushtuesit gjermanë po tërhiqeshin dhe ushtarët siç duket kishin vendosur të varrosnin thesarin.